Në orën 06.12 me orën tonë, të mëngjesit të kësaj të hëne, Hëna u mbulua totalisht nga Toka, duke dhuruar një eklips total, i cili nuk do të përsëritet për së paku 10 vite.
Një eklips i ngjashëm me të njëjtat karakteristika, pritet të ndodhë në 31 dhjetor 2028.
Ky fenomen ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë dhe për pasojë, Toka, fsheh dritën e Diellit dhe Hënës, duke projektuar mbi to një hije të madhe.
Jo vetëm e kuqe, por gjatë eklipsit të sotëm, Hëna u bë më e madhe se zakonisht.
Mirëpo eklipsi total i Hënës i cili do mund të shihet në të gjitha fazat e tij, do të ndodhë pas 10 vitesh, 10 muajsh dhe 29 ditësh, në 20 dhjetor 2029.