FSHF merr vendimin: Ja ku do të luhet ndeshja e Kupës Vllaznia- Kamza

Dita e sotme është pritur për të marrë vesh vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për vendin se ku do të luhet ndeshja e Kupës në mes Vllaznisë dhe Kamzës.

Ndonëse dëshira ka qenë që kjo sfidë të luhej në stadiumin “Loro Boriçi”, në fakt nuk do të ndodhë kështu. FSHF, insituticioni që vazhdon ta administrojë këtë impiant sportiv, ka marrë vendimin që ndeshja nuk mund të luhet aty për shkak të kushteve atmosferike.

Për këtë arsye, është vendosur që takimi i Kupës ndaj Kamzës të luhet të mërkurën në orën 14.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Bora që ka rënë prej dy javësh në Shkodër ka krijuar probleme në tapetin e stadiumit dhe për më tepër tani që ka filluar shkrirja e saj, lagështira është shumë e madhe dhe zhvillimi i ndeshjes aty, do ta dëmtonte rëndë fushën.

Në këto kushte, është parë e arsyshme që të spostohet për në “Reshit Rusi” ndonëse një vendim i tillë nuk u ka pëlqyer drejtuesve të Vllaznisë, por nuk kanë qenë në gjendje ta ndryshojnë.

Vllaznia synon të marrë një rezultat sa më të mirë në këtë takim për të synuar kualifimin por luajtja në këtë fushë, nuk e favorizon, por gjithsesi kuqeblutë do mundohen të bëjnë më të mirën e tyre.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME