Shpërndani kripën nëpër shtëpi, ja përfitimet e shumta që sjell

Për qindra vjet njerëzit kanë përdorur kripë në shtëpitë e tyre për qëllime pastrimi. Ky përbrës unik nuk ka asnjë efekt toksik dhe kjo është arsyeja pse njerëzit mund të mbështeten tek kripa për të dizinfektuar dhe pastruar gjëra të ndryshme që gjenden në pajisjet e tyre shtëpiake.

Sot, kripa është shumë e lirë dhe nuk ka arsye pse të mos e përdorim, sidomos kur e dimë se produktet komerciale për pastrim janë plot me kimikate të dëmshme.

Kripa parandalon shpërndarjen e milingonave

Nëse po kërkoni një mënyrë natyrale se si të parandaloni dhe largoni milingonat nga dyert, dritaret e kështu me rradhë, mund të mbështeteni tek kripa. Thjesht shpërndani pak kripë në dritare dhe në hapësiraqt e tjera ku zakonisht futen milingonat në kuzhinën apo në shtëpinë tuaj.

Nëse e përdorni kripën në këtë mënyrë, ju do të pakësoni edhe nivelin e lagështisë në shtëpi.

Kripa, pastrues për pajistje e bakrit, argjendit dhe bronzit

Dekorimet tuaja të argjendit, bakrit apo të bronzit kanë nevojë pastrohen herë pas here. Nëse ata nuk trajtohen, atëherë kanë tendencë të humbasin ngjyrën.

Me qëllim që të evitoni këtë problem mund të përdorni kripë, sepse është një zgjidhje eficente dhe e thjeshtë. Thjesht krijoni një përzierje kripe dhe uthull molle dhe fshini sipërfaqet derisa të shkëlqejnë. Me ndihmën e kësaj përzierjeje natyrale do të largoni çdi papastërti dhe njollë.

Kripa si pastrues natyral për dritaret e shtëpisë dhe makinës

Merrni pak lugë gjelle kripë dhe rreth 4 litra ujë të vaktë dhe përziejini. Mund ta përdorni këtë përzierje për të pastruar dhe eliminuar njollat.

Shkëlqeni dhe pastroni dritaret e shtëpisë derisa të kenë një pamje natyrale. Më e mira është se këta efekte do të zgjasin për një periudhë të gjatë. Mund të përdorni të njëjtën përzierje edhe për të pastruar dritaret e makinës.

Bëni që lëkura të shkëlqejë

Krijoni një solucion që përbëhet nga kripa dhe uji i nxehtë dhe përdoreni direkt në kuzhinë ose në lavamanin e banjës. Grumbullimi i yndyrës që çon në mbyllje të poreve dhe aromë të rëndë do të largohet menjëherë pasi të përdorni këtë përzierje.

Bëjeni fytyrën të duket më e re

Ju mund të përdorni kripë si një pastrues (skrab) fantastik. Kombinoni kripë dhe vaj esencial levandoje ose vaj ulliri. Përdoreni këtë solucion në trup, prisni për disa minuta dhe përdorni ujë të vaktë për të larguar papastërtinë.

Falë kripës, lëkura do të të duket më e re dhe do të keni një pastrim dhe do të bëni një eksfoliat të shpejtë dhe eficent.

Riktheni ngjyrat e perdeve dhe qilimëve

Në rast se ju doni të riktheni ngjyrat e qilimëve dhe perdeve në shtëpinë tuaj dhe t’i bëni të duken si të rinj, mund të përdorni këtë zgjidhje me bazë kripën. Keni nevojë vetëm për një larje për të parë rezultatet.

Merrni një mbulesë dhe vendoseni në ujë të kripur (të koncentruar). Pas kësaj, fshini qilimët, sixhadet dhe perdet me leckë të lagur. Shumë njerëz thonë se ky solucion mund të heqë papastërtitë dhe njollat ​​që nuk mund të hiqen me detergjentë komercialë.

Trajtimi i dhëmbëve

Nëse keni dhimbje dhëmbësh apo plagë në gojë, vendosni pak kripë në ujë të ngrohtë, prisni për një minutë që kripa të tretet dhe shpëlajeni gojën me këtë solucion. Kjo është një gargarë natyrore që jep rezultate të shkëlqyera.

Zbardhje e dhëmbëve dhe kujdes oral

Merrni në pjesë të barabarta sodë pjekjeje dhe kripë dhe krijoni një përzierje për zbardhjen e dhëmbëve. Përdoreni këtë përzierje në çdo periudhë të ditës. Dhëmbët tuaj do të kenë përsëri shkëlqimin e tyre natyral.

Përmirësoni rezultatet e larjes së rrobave

Hidhni pak kripë në gjatë procesit të larjes së fundit të rrobave, për të bërë që rrobat tuaja të mos mblidhen shuk apo të zhubraviten.

Kjo është veçanërisht e dobishme në rast se po i thani rrobat jashtë në një ditë me diell. Rrobat tuaja do të jenë të pastra dhe të buta në mënyrë të përkryer.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME