Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave, pasi një biznesmen suedez i ka dhuruar plot 5.5 milionë euro një çifti të moshuarish nga fshati Gjadër i Lezhës.
Veprimi i tij po hetohet pasi ka ngritur dyshime të shumta, mirëpo ende ka mbetur misterioze arsyeja për të cilën miliarderi Sten Ake Lindholm ka transferuar një shumë kaq të madhe. Madje, ai ka dhënë shpjegimin se e gjitha është thjesht një dhuratë për mikun e tij të dashur, Pjetër Vocin.
“Top Channel” ka kërkuar një koment nga familja shqiptare, mirëpo ata janë shprehur se nuk japin intervista të rastit. Megjithatë, është zbuluar se në fakt miliarderi është pronari i kompanisë “Biltema” dhe një ndër njerëzit më të pasur në Europë.
Gjithashtu, në kompaninë e tij punon Adelina Voci, vajza e Pjetrit, e cila ka arritur karrierë në nivelet më të larta drejtuese.
Gjithashtu Adelina ka refuzuar të japë një koment për “Top Channel”, ndërkohë që ende mbetet misterioze për publikun arsyeja e transfertës prej 5 milionë lekësh për familjen nga Lezha.