Ledjoni nga Vlora ka ardhur për të shoqëruar prindërit dhe ka përfunduar në studion e programit “E Diela Shqiptare” për një mesazh.
Tani që ka shpëtuar nga ai makth, një tjetër “mur” e ndan me familjen, sidomos me vëllain e saj Ledjonin. A do e falë ai pas dy vitesh?
Motra e Ledionit ka shkruar për t’i bërë një surprizë prindërve, por stafi i emisionit ka zbuluar se vëllai dhe motra nuk flasin prej dy vitesh. Në 31 Dhjetor ajo ka bërë një status në profilin e saj në Facebook:
“Ledjon vëllai im i shtrenjtë, dua të dish se të dua shumë dhe më mungon shumë. Dua të dish se jetën jap për ty, por dua të dish dhe të besosh te mua se një ditë të premtoj se do të bëj shumë krenar. Ti e di se sa mua më dhe.mb shpirti atëherë kur dhe ty të dhemb, ti e di se edhe me ato që neve na kanë ndodhur, zemra jonë do rrahë po njësoj. Të dua shumë dhe më mungon shumë.”
Elena vjen në studio duke kujtuar se ka ftuar prindërit, por nuk e di që vëllai po e dëgjon rrëfimin e saj…
“Kur je në fshat njerëzit vijnë kërkojnë, shikojnë një vajzë simpatike me një trup të hedhur. Më kërkuan, por babai nuk donte, sepse edhe motra është fejuar 15-vjeçe, por mami dhe burri i tezes ranë dakord. Kur erdhën në shtëpi më pëlqeu dhe pranova.
U fejuam dhe ndenji tre ditë, më pas ai iku në Rodos ku jetojmë edhe sot. Pas tre muajsh shkova edhe unë me babain, pasi isha nën moshë dhe nuk kaloja dot kufirin. Na pritën shumë mirë. Në fillim rrija në shtëpi, nuk punoja, pastaj punoja me ish-vjehrrën në një restorant.
Paguhesha shumë pak, bëja edhe punët e vjehrrës vetëm për të mësuar gjuhën. Ish-bashkëshorti vinte në mëngjes dhe e linte punën në 2 të natës, pinte shumë, shumë pak kohë rrinim bashkë. Kur i thoja të rrinim bashkë, përdorte dhu.në ndaj meje.
Pas 3 muajsh u ktheva, por prindërve nuk i tregoja sepse nuk doja t’i shqetësoja dhe mendova se do ndryshonte”.
“Ne jemi katër fëmijë, motra e madhe jeton në Athinë, vëllai në Kosovë dhe vëllai i vogël në Itali. Nuk i tregoja asnjërit. Pasi u martova dhe bëmë dasmën të dielën, unë të hënën shkova në Greqi.
Atje mësova se jam shtatzënë dhe doktoresha më tha se mund të jenë binjakë, por askush nuk kujdesej për mua dhe humba fëmijën. Unë isha si një skllave. U ktheva në Shqipëri për të marrë diplomën e shkollës, punoja atje 16 orë, sepse doja të ishim mirë nga ekonomia,
sepse morëm një shtëpi më vete, por ai sillej më keq, vinte më vonë, pinte më shumë. Familja ime nuk dinte asgjë, sepse unë shpresoja se kur të bëja fëmijë do të ndryshonte, siç më thoshte edhe ish-vjehrra”.
“Kam humbur 6 fëmijë, herën e fundit mami im e kuptoi, por nuk e dinte se pse unë humbja fëmijët. Unë e kisha më tepër psikologjike problemin, sepse qaja dhe ai ushtronte dhu.në, edhe pse unë isha shtatzënë.
Ai ishte i sëm.urë. Unë duhet të rrija 24 orë shtrirë, sepse kur ke shumë abortime rrezikon edhe jetën, hyra dhe në gjendje kome, por nuk kisha njeri afër. Kisha vetëm motrën dhe bashkëshoritn e saj që jetonin në Athinë. Kërkova të vinte mami im, sepse nuk ndihesha mirë.
Ngrihesha në 7 të mëngjesit dhe shkoja tek e ëma e tij dhe kujdesesha për të, pavarësisht se edhe vetë isha e së.murë.
“Punova një vit rresht, por ai i mori të gjitha paratë nga llogaria jonë e përbashkët dhe i investoi në një restorant. Më vinte turp t’i kërkoja motrës Lekë. Isha vetëm 19 vjeçe. Kam tentuar edhe të vetëvr.item. Mamaja ime kuptoi shumë gjëra kur erdhi në Greqi. Ata flinin gjumë dhe nuk i interesonte për lokalin që kishin marrë, të gjitha i bëja unë. Një natë erdhi i dehur dhe më go.diti dhe mami më pa të rrëzuar dhe më ngriti.
Mami mori në telefon vëllain e madh Ledjonin, sepse me të kam qenë shumë e ngjitur, por pas ndarjes nuk jemi më. Ai mendonte se unë nëse do kthehesha në Shqipëri do ishte më mirë, por unë atje ndihem më mirë. Pas ndarjes ish-bashkëshorti tha hajde merreni Elenën, sepse ajo nuk bën fëmijë.
Kur vjen babi për të më marrë ai vjen i dehur si gjithmonë, kisha tre ditë pa ngrënë, sepse nuk i interesonte askujt që unë jetoja në atë shtëpi“, rrëfeu Elena.
Ardit Gjebrea: Si ka mundësi të durosh kaq shumë ? Të dhunohesh pafund? Të rrish tre ditë pa ngrënë edhe të mos kërkosh ndihmën e vëllezërve? Ky është kulmi.
Elena: Po. Është, por jam një njeri që duroj shumë. Jam shumë e fortë.
Ardit Gjebrea: Po ka një kufi. Po tregoje për Ledjonin, i cili u mërzit kur ti u ktheve në Rodos, duke menduar që ti do ktheheshe tek ai.
Elena: Po më dha mundësinë që unë të shkoja në Kosovë tek ai, por nuk e pranova, sepse të shkosh në Kosovë është prap si të fillosh një jetë nga e para. Pastaj erdhi edhe babai im prap, derisa unë gjeta punë.
Nga bakshishet që punova mblodha lekë që ai të kthehej në Shqipëri. Më tha: “Zoti është i madh dhe do vijë një ditë që edhe ti do qeshësh”.
Ardit Gjebrea: Ka ardhur kjo ditë ?
Elena: Tani po, pavarësisht se është e vështirë, sepse punoj shumë, por më mungojnë shumë prindërit dhe prandaj kam ardhur. Ata nuk më besojnë që unë jam mirë, dëgjojnë shumë njerëzit në fshat, sepse kur ndahet një femër duhet të kthehet tek familja ta martojnë.
Kur shkova në Rodos nuk më flisnin njerëzit. Mendonin se unë do isha një vajzë e bredhur që dilja natën, sepse kur punon në lokal je shumë e lëvizur. Punoja me 900 Euro në muaj, duhet të paguaja 350 Euro qiranë e shtëpisë, 150 Euro harxhoja me taksi vajtje-ardhje në punë,
i dërgoja lekë gjithmonë edhe prindërve. Kur shkoj në shtëpi, nuk ka natë që nuk qaj, sepse them pse nuk më kuptojnë.
Vëllain e vogël që është në Itali kam katër vite pa e parë, ndërsa me vëllain e madh kam 1 vit që nuk flas. Kur ika në Greqi dhe nuk e dëgjova më tha: “Nuk je më motra ime dhe mos më merr më në telefon”.
Elena përlotet teksa përballë shikon vëllain të prekur nga historia e saj.
Elena: E dua shumë dhe më mungon, mund t’i them edhe më fal, sepse mendoja se do i kaloja e vetme. Është gjëja më e shtrenjtë që kam. Është mbreti im.
Ardit Gjebrea: Ledjoni do ta tregojë me veprim nëse të fal apo jo. Nëse Ledjoni të ka falur ti do rrish aty dhe ai do të përqafojë, nëse jo Ledjoni do largohet nga studio. Ledjon do largohesh apo do shkosh drejt motrës ?
Ledjoni: Jo, do shkoj drejt motrës.
Prindërit kanë ardhur në studio me Ledjonin dhe ai do të shfaqet sikur mesazhin e ka bërë ai, por më pas do të shfaqet Elena, e cila ka ardhur nga
Rodosi vetëm për mesazhin. Zonja Qeriba dhe zoti Viktor vijnë në studio dhe dëgjojnë në monitor mesazhin nga mbesat e tyre. Më pas shfaqet Ledjoni dhe Elena.
Elena: Ju kam thirrur për t’ju thënë faleminderit. Kur unë kisha nevojë ju ishit pranë, edhe pse larg. Ju dua shumë dhe më mungoni shumë. Jeni gjëja më e shtrenjtë për mua. Ju e dini që do t’ia dal.
Faleminderit që besoni tek mua, pavarësisht se në fshtatrat e Shqipërisë është e vështirë nga fjalët e njerëzve, por ta dini që do ju bëj shumë krenarë dhe kam ardhur këtu t’ju them se dua të vini me mua dhe të jetoni atje. Nuk ka ditë dhe natë që mos të qaj dhe mos të flas për ju.
Zoti Viktor: Ti të jesh mirë, po babi ça të thuash ti do bëj.
Ardit Gjebrea: Elena donte të dëgjonte edhe nga mami që do pranoni të shkoni në Greqi, sepse babi u dorëzua menjëherë para vajzës, ndërsa mami akoma nuk po flet.
Elena: Nëse mami pranon të vijë me mua, unë i kam gjetur një punë të kujdeset për një fëmijë të vogël, sepse e di shumë mirë që nuk do pranojë të rri në shtëpi.
Ardit Gjebrea: Nuk e shoh shumë të bindur mamin.
Zonja Qeriba: Unë dakord jam se e kam vajzë dhe i kam të gjithë fëmijët njësoj, por kam dhe fëmijë këtej mbrapa. Kam Ledjonin me nusen.
Ardit Gjebrea: Të takon ty të flasësh tani.
Ledjoni: Unë tani jam i martuar dhe prindërit e dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë. Të zgjedhin më të mirën, si për vete dhe për vajzën e tyre, motrën time.
Zonja Qeriba: Vajza ime ka një vit e gjysmë e divorcuar dhe unë kam një vit e gjysmë pa gjumë. Nuk është e lehtë për një prind të lerë vajzën vetëm në një shtet të huaj. Do të sakrifikoj, të shkoj edhe nga vajza, por fëmijët e tjerë nuk i lë dot.
Ardit Gjebrea: Ti nuk do t’i lësh, shko provo një vit të paktën, dy vjet. Shiko si mund të jetë dhe në momentin që do të shihni që ajo do jetë e stabilizuar, do të jetë shumë mirë. Shpresoj që edhe Ledjoni me bashkëshorten të stabilizohen me punë këtu dhe që ju mos ta keni më kokën prapa, por edhe ju të gjeni atë paqen të cilën keni vite që e kërkoni,
sepse është një kalvar i gjatë prej më shumë se 8 vite gati, që ju jeni me këto probleme. Por tashmë mesa duket do të kthehet një faqe tjetër në historinë e famijes tuaj. Uroj me shpirt që ju të jeni të lumtur, sepse e meritoni me fëmijët që keni, por edhe për sakrificat tuaja si prindër.