Më thuaj cila shenjë e horoskopit je, të të them çfarë nëne do të jesh

Zodiaku nuk merr në analizim çfarë ndodh me shenjat gjatë ditës, muajit apo vitit. Astrologët janë marrë së fundmi me lidhjen mes shenjave të horoskopit dhe mëmësisë…

Dashi
Dashi nënë është një femër e fuqishme dhe plot vetëbësim. E patrembur, por me një tendencë për të patur shpërthime zemërimi ose paniku. Duan fëmijët dhe para tyre nuk vendosin askënd.

Demi
Demi nënë është një tip punëtor, i qetë, stabël dhe me një gusto të hollë. E keqja e Demit është se bie gjithmonë pre e materializmit.

Binjakët
Nëna Binjake është një nënë e dashur, unike, kreative dhe gjithmonë me diçka të re. Është kontradiktore dhe ndonjëherë e paqëndrueshme në edukimin e fëmijëve.

Gaforrja
Gaforrja nënë është e devotshme dhe e ndjeshme. I mbron më tepër sesa duhet fëmijët, është xheloze dhe frikacake.

Luani
Ajo e cila i duhet çdo fëmije është një nënë e shenjës së Luanit. Di të jetë argëtuese dhe ka një vetëbesim të lartë. Është numër 1 në udhëheqje dhe ka lindur për të qenë sunduese. Por ka tendencën për të ekzagjeruar problemet dhe është më tepër energjike sesa duhet të jetë në të vërtetë.

Virgjëresha
Virgjëresha si nënë është e organizuar dhe totalisht e fokusuar në mirëedukimin e fëmijës. Tendenca e saj për të paragjykuar gjithçka dhe këdo është një e metë.

Peshorja
Peshorja si nënë është madhështore dhe totalisht klas. Arrin të zgjedhë gjithçka me kujdes. Ndonjëherë rrëmbehet nga vaniteti.

Akrepi
Akrepi si një nënë është e fortë, ka një intuitë të pagabueshme dhe një vullnet për të rregulluar gjithçka. Por mania për të kontrolluar deri në paranojë humbet gjithë anën e saj emocionale.

Shigjetari
Shigjetari është me humor të lindur, aventurier deri në vdekje. Nënat e kësaj shenje janë largpamëse dhe spontane më shumë sesa duhet.

Bricjapi
Një nënë Bricjap është e dhënë pas virtyteve, është e duruar dhe planifikon gjithçka. Por dëshira që gjithçka të shkojë sipas planit i kthen në dyshuese dhe iu jep stres.

Ujori
Ujori nënë është në të gjitha kuptimet e fjalës origjinale dhe mendjehapur. Por ato iu japin fëmijëve më shumë liri sesa duhet.

Peshqit
Nënat e shenjës së Peshqve janë shumë të dashura dhe fantaziste. Por shpesh herë janë manipuluese dhe me një humor të paqëndrueshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME