‘Pse po më qortoni zotëria juaj’, historia që fshihet pas këngës do t’ju habisë

Zotëria juaj” është një nga këngët më të njohura të grupit “Fisnikët” dhe ndër më të pëlqyerat e publikut ndër vite. Këngëtari i grupit, Agim Gërguri është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku ka treguar historinë që fshihet pas kësaj kënge.

Ndryshe nga ç’mund ta imagjinonim që kjo këngë do ishte frymëzuar nga ndonjë histori dashurie, Gërguri ka treguar të kundërtën.

“Kam qenë në shkollë të mesme, viti ’82, isha 17 vjeç. Në atë kohë ka ardhur në Kosovë nga nëna Shqipëri filmi “Tinguj lufte”. Është një djalë aty që luan me violinë dhe zotëri Garipi. Tërë kohën ai përmendet si ‘Zotëri, zotëri’.

Unë duke shkuar në shtëpi po mendoja pse mos e bëj një tekst dashurie me këtë temë. Ta lidh me temën: Pse zotëria nuk e lë vajzën të dalë me mua, pse më bërtet. E kam kompozuar në vitin 1982. Në atë vit kompozova edhe këngën ‘Shiu’ por e inçizova në vitin 2000”, tregoi këngëtari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME