Futbollistja shkodrane Alma Hilaj debuton në Seria A italiane me ekipin “Florentia”

Futbollistja shkodrane Alma Hilaj ka debutuar ditën e djeshme në Serinë A të futbollit italian. Ka ndodhur kështu në ndeshjen Chievo Verona- Florentia teksa 19 vjeçarja ka luajtur për 90 minuta në fushë.

Megjithatë debutimi i Hilës ka rezultuar i pafat sepse ekipi i saj ka pësuar një humbje të thellë 5-0, humbje që gjithsesi nuk ia rëndon pozitat në renditje ngaqë vazhdon të jetë në vendin e pestë.

Ish- futbollistja e “Juban Danja” ka tre vite që ka kaluar në Itali, aty ku është rregjistruar menjëherë tek ekipi “Florentia” dhe ka rënë menjëherë në sy për paraqitjen

e saj duke bërë që drejtuesit e këtij ekipi t’i afrojnë kontratë. “Florentia” sivjet merr pjesë në Serinë A bashkë me ekipe të tilla si Juventus, Milan, Fiorentina, Roma, Atalanta etj.

Alma Hilaj është edhe anëtare e ekipit kombëtar shqiptar dhe padyshim që aktivizimi në Seria

A do ta ndihmojë atë të rritet shumë nga ana profesionale dhe për këtë arsye, do të jetë një vlerë më shumë edhe për ekipin kuqezi.

Florentia, skuadra aktuale e Alma Hilaj ndodhet aktualisht në vendin e pestë të renditjes së

Seria A, ka 20 pikë dhe duket se është në një pozicion komod sepse ndodhet në gjashtëshen e parë e tabelës së renditjes sepse në kampionat marrin pjesë 12 ekipe.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME