Duhet pranuar: Fëmijët e mëdhenj janë më inteligjentë se të vegjëlit!

Kujdes! Nëse je fëmija i vogël ky artikull këshillohet të lexohet larg motrës/vëllait të madh. Struku diku dhe fillojmë:

Fëmijët më të mëdhenj kanë shumë më shumë talente dhe intelekt të gjerë se motrat apo vëllezërit e tyre të vegjël. Shkencëtarët janë të bindur se rendi i lindjes ndikon drejtpërsëdrejti në inteligjencë!

Në vitin 2017, një hulumtim nga Universiteti i Edinburgh- ut vuri re te fëmijët me prindër të njëjtë një lidhje absolute mes koeficientit të inteligjencës (IQ) dhe rendit të lindjes.

Vëzhgimi shkencor u krye ndaj 5 mijë fëmijëve (deri në moshën 14- vjeçare), të cilët u testuan çdo dy vjet. Rezultatet e fëmijëve më të mëdhenj ishin shumë më të larta!

Nuk mund të mos binte në sy rrugëtimi i dijeve të tyre përgjatë viteve, ku dallonte fakti që fëmijët e lindur para vëllezërve e motrave të tjerë, përthithnin shumë më shumë informacion se këta të fundit.

Por çfarë është “efekti i rendit të lindjes”?

E përmbledhur fare shkurtimisht, nisur nga ajo çfarë shprehin psikologët, efekti në fjalë konsiston këtu: Fëmija i parë zhvillohet më shumë intelektualisht për vetë faktin se vëmendja e prindërve

është e lartë dhe ata janë gjatë gjithë kohës në luftë me presionin prindëror nga njëra anë dhe tentativat e tyre për të kundërshtuar nga ana tjetër.

Fëmija i mesëm ndërkohë, i prirur për më pak vëmendje përpiqet t’ia dalë mbanë ashtu në hije, pa shumë investim prindëror në krah. Me të voglin, situata rëndohet akoma më shumë.

Si mund të ndreqet situata?

Përpiquni të ruani balancat si prindër, edhe pse e dimë, është kaq e vështirë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME