Foto-Lajm/ Dy ndër më të mëdhenjtë e futbollit shkodran

Kuptohet që një pjesë e mirë e tifozëve aktualë të Vllaznisë dhe ndjekësve të rregullt të futbollit shqiptar, nisur edhe nga mosha e tyre, mund të kenë parë duke luajtur apo brohoritur për ta nga shkallët e stadiumit, kryesisht futbollistët e viteve ’80 e këtej.

E kemi fjalën për ata që mund të jenë në moshën rreth të 40-ve dhe ndër lojtarët e pëlqyer të tyre duhet të kenë qenë patjetër edhe këta dy që janë në këtë foto sëbashku, Hysen Zmijani dhe Vioresin Sinani.

I pari që është vlerësuar me të drejtë nga të gjithë si mbrojtësi i djathtë më i mirë në historinë e futbollit shqiptar. Një lojtar që kishe dëshirë ta shikoje në fushë, me daljet e tij në krahë, krosimet por edhe golat e shumtë që ka shënuar.

Ka spikatur jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe në Francë, Arabi e Gjermani ku ka luajtur, ashtu si dhe me kombëtaren shqiptar. Ndërkohë, tjetri në këtë foto është golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit shqiptar, Vioresin Sinani.

Me 208 golat e shënuar gjatë karrierës, ka shkruar emrin në “librin e Artë” të futbollit tonë. Dy shkodranë të mirë të cilët i bëjnë nder këtij qyteti dhe janë krenaritë e tij pa as më të voglin diskutim.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME