Takimi i nesërm ndaj Erzenit është i rëndësishëm por jo përcaktues. I këtij mendimi është shprehur trajneri i Vllaznisë Hasan Lika në prononcimin e tij për mediat një ditë para kësaj sfide.
“E kemi vlerësuar
maksimalisht këtë ndeshje dhe do hyjmë në fushë me objektivin e vetëm për të marrë maksimumin prej saj. Erzeni është një nga ekipet më të mira të grupit tonë dhe kuptohet ka edhe ai pretendimet e veta, megjithatë edhe ne kemi tonat.
Nuk e konsiderojmë një takim përcaktues për të ardhmen e Vllazninë, ndoshta më shumë është përcaktues për Erzenin”- është shprehur numri 1 i pankinës shkodrane.
Merkatoja tashmë është mbyllur dhe Lika është pyetur edhe në lidhje me lojtarët e ardhur për të cilët është shprehur: “Kemi marrë dy lojtarë gjatë kësaj periudhe, një me përvojë siç është Kruja dhe një tjetër, një element të ri nga Nigeria i cili është vëzhguar nga drejtuesit e klubit dhe shpresoj të na shërbejë për të ardhmen.
Skuadra është e plotësuar dhe besoj se do ia dalim të arrijmë objektivin që kemi me kontigjentin aktual të futbollistëve”. Ndeshja me Erzenin luhet neser ne oren 14.00 ne stadiumin e qytetit te Peqinit.