Silva Gunbardhi njihet jo vetëm si një nga këngëtaret më të suksesshme, por edhe me një zemër të madhe. E ftuar pak ditë më parë në “Why not”, Silva tregoi historinë e një fëmije që e kishin hedhur në kazanin e plehrave.
“Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva cdo gjë të nevojshme për një beb”, rrëfeu këngëtarja.
E ftuar dje në “Prive”, Silva ka treguar se vajza quhet Mela, është shëndoshë e mirë dhe vazhdon jetën në jetimoren e Tiranës.
“Në atë moment unë bëra një gabim, gjykova nënën e bebes sepse mendova që nëna do e ketë hedhur fëmijën në koshin e plehrave. Ndërsa tani që ka kaluar 3 vjet e gjysmë që unë jam nënë, mendoj që nuk ka nënë në botë që ta bëj atë veprim dhe nuk dua ta paragjykoj atë nënë dhe asnjë nënë tjetër.
Janë rrethanat ato që e bëjnë njeriun të bëjë një veprim mo.nstruez duke hedhur një qenie që merr frymë në kazanin e plehrave. Për mua e rëndësishme është që ajo vajzë është shumë mirë”, u shpreh Silva.