Dy vite më parë u shpall kampion me Vllazninë dhe padyshim që përjetoi momente të shkëlqyer.
E kemi fjalën për volejbollistin serb Vladan Djordjeviç i cili ndërkohë mësohet se është kthyer sërish në Shqipëri për të vazhduar karrierën e tij sportive.
Por këtë herë jo vetëm Vllaznia e cila është përforcuar me një volejbollist bjellorus dhe një tjetër malazez.
Djordjeviç ndonëse tashmë është 36 vjeç, është marrë nga ekipi i Partizanit i cili tenton të rikthehet sërish tek titulli kampion pas tre sezonesh mungesë.
Trajneri Ylli Tomori beson tek vlerat e këtij lojtari dhe e konsideron një përforcim të rëndësishëm dhe me të pritet që Partizani të rivalizojë fort me
Vllazninë dhe Erzenin, dy ekipet e tjera pretendente për titull.
A duhej të ishte më mirë që Vllaznia ta merrte sërish? Kjo mbetet për t’u parë, por me siguri që
Djordjeviç nuk është më ai shuteri i para dy sezoneve kur ndihmoi Vllazninë të dalë kampion, sepse në fund të fundit, mosha bën të vetën.
© shkodrasport.com