‘Më hodhën në rrugë’, Alesia rikthehet në Top Channel për të folur për Stop-in

Largimi i balerinës së njohur, Alesia Bami, nga emisioni “Stop” është komentuar gjatë kohët e fundit në media. Pas një interviste në emisioni “Ftesë në 5”, modelja u pushua nga puna me një mesazh.

Ditën e sotme, Alesia ka qenë e ftuar sërish në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar për para publikut se si qëndron e vërteta e largimit të saj nga emisioni investigativ. Ajo ka treguar se punonte pa kontratë, nuk ka pasur dijeni për kushtet e punës dhe nuk e ka pasur të ndaluar të dilte në emisione të tjera apo të jepte intervista

“Unë nuk pështyj aty ku ha dhe nuk kam qëllim të nxjerr të palarat e vendit ku punoj. Mua më është thënë tekstualisht që pas intervistës që ke dhënë nuk ke më vend në emisionin “Stop”. Unë kam dalë gjithandej dhe kurrë s’më është thënë asnjëherë asgjë, që duhet të marrë leje apo s’duhet të dal diku.”, është shprehur Alesia.

Ndër të tjera modelja e njohur i është kundërpërgjigjur dhe deklaratës që sipas burimeve tha ‘Tv Klan’ që ajo ka qenë e papërgjegjshme dhe e kishte mbushur kupën me sjelljet jo profesionale.

“Mua më janë ofruar gjëra shumë të mëdhaja dhe kontratë në Zvicër, dhe emisionin s’e kam lënë. Ndërkohë ata më hodhën në rrugë në mes të sezonit.”, ka thënë ndër të tjera Alesia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME