Pyetja e cila mundon gratë në të gjithë botën, është se cili është lloji i vajzës që preferohet më shumë nga meshkujt. Çështja është se nuk ekziston një lloj perfekt pasi burra të ndryshëm preferojnë gra të ndryshme. Por ka diçka të përbashkët tek të gjithë meshkujt kur shikojnë një femër për herë të parë.
Duke ditur se femrat kanë personalitete nga më të ndryshmet, meshkujt kanë shumë opsione për të zgjedhur. Por janë disa tipe vajzash/femrash që në sytë e një mashkulli bëhen të parezistueshme.
# 1. Tip fëmije
Meshkujt duan të duken të fortë dhe të kujdesen për dikë që kanë në krah. Pra, gratë që sillen si fëmijë, apo veprojnë si të tilla pa vetëdije tërheqin pas vetes meshkujt. Megjithëse, ju nuk duhet të shkoni përtej rolit pasi ndonjëherë njerëzit preferojnë një grua të pjekur, pavarësisht të gjithave.
# 2. Tip misterioze
Meshkujt pëlqejnë gratë misterioze, pasi iu duket mirë që vazhdimisht të zbulojnë diçka për gruan që kanë në krah.
# 3. Tip Nymphomaniac
Epo, meshkujt pëlqejnë seksin, kjo është arsyeja pse kur takojnë një grua që pëlqen seksin aq sa ato, ata lëjnë kokën pas tyre.
# 4. Tip i turpshëm
Disa meshkuj preferojnë një grua të turpshme dhe të pafajshme. Nëse je një prej tyre nuk ka asgjë për t’u turpëruar, pasi këto ditë të jesh e pafajshme është e çmuar.
# 5. Tip aktiv, social
Këto ditë të gjitha gratë përpiqen të jenë sa më aktive dhe t’ju themi të vërtetën kjo i pëlqen shumë meshkujve!
# 6. Vajza e keqe
Kjo qëndron vetëm kur është fjala për aktivitetet tuaja në dhomën e gjumit, pasi burrat nuk i kanë kaq shumë qejf vajzat e këqija.
# 7. Tip i sigurt
Ky lloj tërheq burrat, sepse është mirë të kesh dikë që mund të mbështetesh herë pas here. Por është e rëndësishme që gratë të dinë se nuk duhet të jenë më tepër seç duhet konfidente, pasi mund dhe ti trembin meshkujt.
# 8. Tipi i mamasë
Çdo njeri është një fëmijë i rritur, dhe për këtë arsye mashkulli gjithmonë ka nevojë për dikë që kujdeset për të.
# 9. Tipi Diva
Natyrisht, burrat bien kokë e këmbë për gra te tilla, por zakonisht kanë frikë prej tyre në të njëjtën kohë.
# 10. E çuditshmja
Gjithkush pëlqen të argëtohet, dhe nuk ka më mirë se dikë që do të kalojë kohë me të dashurin e çuditshëm!
Nëse jeni njëra nga këto tipe, atëherë me siguri që disa meshkuj ju kanë shumë qejf, mjafton që të hidhni një sy vërdallë dhe do e gjeni të duhurin.