i edhe 5 receta të tjera natyrale, se si t’i mposhtni ethet reumatike që u rrezikojnë komplet shëndetin…
Ethja reumatike (reumatizmale) është një sëm.undje kronike, me fillim akut dhe me përkeqësime të përsëritura.
I përket grupit të sëmundjeve të reumatizmit inflamator dhe tipar i saj kryesor është karakteri sistematik.
Duke pasur parasysh prekjen e indit lidhor, procesi patologjik mund të shfaqet në tërë organizmin, por me prekje më të shpeshta në nyje dhe në muskulin e zemrës.
SHKAKTARI I SËMU.NDJES
Sëmu.ndja paraqitet 2 deri 3 javë pas infeksionit akut në traktin e sipërm respirator të shkaktuar nga bakteri i quajtur, Streptokoku beta hemolitik i grupit A.
Ky infeksion nuk është shkaku i drejtpërdrejtë i sëm.undjes, por ai çon deri te formimi i antitrupave, të cilët pastaj e sulmojnë indin e vet organizmit, siç është indi i nyejve dhe muskuli i zemrës.
Pra, sipas kësaj, themi se ethja reumatike ka patogjeneze autoimune.
Në paraqitjen e sëmu.ndjes, rol kryesore zë predispozicioni gjenetik, kurse si faktorë favorizues janë kushtet e jetesës dhe të punës (lagështia, grumbullimi i shumë personave dhe kontakti i afërt), faktorët klimatike dhe gjeografike (klimë e ftohtë dhe i lagësht), efektet sezonale (në pranverën e hershme dhe vjeshtën e vonë), mosha (mosha shkollore).
Por, në vijim janë disa kura natyrale për ethet reumatike, që mund të qetësojnë simptomat dhe të ndihmojnë në kurimin e tyre…
LËNGU I GJETHEVE TË FIKUT
Gjethe e fikut, nëse kombinohen me alk.ool, kthehen në një ilaç natyral që qetëson ethet reumatizmale.
Për këtë ilaç do t’ju nevojitet 750 ml alkool etilik i rafinuar 90° dhe gjethe të fikut.
Menjëherë pasi të hiqni gjethet nga dega, kalojini në grirës apo mikser ato dy herë rradhazi në mënyrë që të imtësohen plotësisht, pastaj hidhini në alko.ol.
Hidheni tërë përmbajtjen në një shishe qelqi të errët 1 L.
Sasia e gjetheve duhet të jetë e mjaftueshme, në mënyrë që të mbushni shishen 1 L.
Mbylleni shishen mirë me një tapë.
Lëreni përzjerjen e alk.oolit dhe të gjetheve të fikut që të marinohen së bashku për 14 ditët në vijim dhe pas kësaj kohe, filtroni përmbajtjen.
Përdorni përzierjen në zonat që dëmtohen, për shkak të etheve reumatike.
Vetëm duhet t’i lyeni me këtë përzierje, por mos e fshini derisa të përthithet e thahet vetë.
As mos e shpëlani.
* Është me të vërtetë e rëndësishme, që pas grirjes së gjetheve të fiqve, të lani grirësin me ujë të rrjedhshëm për 15 minuta dhe gjithashtu t’i lani duart mirë me një sapun natyral.
KURA ME RREPË
Shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Hidhni përbërësit e mëposhtëm në një shishe 1,5 L:
* 1 dhe ½ filxhan rrepë të grirë, 1 filxhan me vaj luledielli të ftohtë dhe mbushni pjesën tjetër të shishes me vajguri.
* Lini të ulen për 10 ditë në temperaturën e dhomës, por sigurohuni që ta tundni shishen 3-4 herë në ditë.
* Hiqni përmbajtjen e marre dhe përdoreni këtë ilaç për të masazhuar zonat e dhimbshme të shkaktuara nga ethet reumatike.
Jini këmbëngulës dhe rezultatet do të shfaqen së shpejti.
Bëni banjo me lëvore shelgu
Përveç recetave të mësipërme natyrale, mund të realizoni edhe një banjë me lëvoret e shelgut.
Koha më e mirë për ta përdorur në fakt është pranvera, sepse janë të njomët dhe të freskët, kështu kanë më shumë vlera kuruese.
Por edhe kur lëvoret e shelgut janë këputur në pranverë dhe janë tharë, mund të përdoren sërish.
Ju mund të bëni banja me lëvore shelgu, pasi më parë këto lëvore kanë ndenjur për disa minuta në ujë.
Ose, mund të flini mbi lëovoret e shelgut, thjesht duke i mbuluar me ndonjë copë pëlhure, ose nëse mund ta duroni, flini direkt mbi ato lëvore.
Merrni ilaçet e etheve nga zgjoi i bletës
Më poshtë janë disa kura të dobishme për ethet reumatike që përdorin përbërësit më të mirë nga mrekullite e natyrës: produktet e bletëve.
1. Para 3 vakteve kryesore të ditës, pini një gotë me ujë në të cilën shtoni 3 lugë gjelle të uthullës së mollës dhe një lugë çaji mjaltë të papërpunuar natyror, për një shije të ëmbël.
Pijeni ngadalë, për 15 minuta dhe pastaj jeni gati për të ngrënë.
2. Pas 3 vakteve kryesore te ngrënies në ditë, merrni një përzierje prej 30 pika me tretësirë propolis dhe thjesht 40 pika uji në temperaturën e dhomës.
3. Gjatë natës, fërkoni artikulacionin e lënduar, shpinën dhe qafën me një krem të thjeshtë të përzierjes me: tretesirë propolis dhe pastaj një krem të bazuar në ekstraktin e butë të propolisit.
Do të përjetoni lehtësim të menjëhershëm të dhim.bjeve
Kura për ethet reumatike me hardhinë e zezë/të egër
Ka disa emra në dialekt për këtë bimë dhe mbase ju mund ta njihni si: Vula e Zonjës,
Rrënja e Virgjëreshës, Rrushi i Djallit, Hardhia e zezë apo Hardhia e Egër, por emrin shkencor e ka: (Tamus communis, Dioscorea communis).
Gjendet kudo nëpër Shqipëri, sidomos afër përrenjve, apo ndonjë vije uji.
1. Grini rrënjën e bimës në një mikser të mirë dhe vendoseni në një shishe plastike prej 1 litërsh.
2. Hidhni alk.ool të mbushni shishen.
3. Lëreni të marinohet për 10-15 ditë, duke e shkundur disa herë në ditë.
Përdoreni këtë ilaç për të lyer zonat e dhim.bshme 2-3 herë në ditë, sjell qetësim të shpejtë.
Tretësira me rrodhe që mund ta bëni nga duart tuaja
Masazhoni nyjet tuaja të dhimb.shme çdo natë, me një tretësire që mund të bëni në shtëpi, duke ndjekur këtë recetë:
* Hidhni 20 gr të rrënjës se rrodheve në një kavanoz të vogël, me një kapak të ngushtë.
* Hidhni siper 100 ml alkol etilik 70° mbi rrënjët dhe tundeni çdo ditë.
Pas 8-10 ditësh është gati për përdorim.
Rekomandohet që të përgatisni një sasi më të madhe tretesire në të njëjtën kohë, duke përdorur 50-100 gr rrënjë rrodhe dhe 250-500 ml alk.ol.
Rezultatet e para do të shfaqen pas vetëm një jave.