Meshkujt po marrin më shumë kënaqësi emocionale nga shokët e tyre të ngushtë sesa nga marrëdhëniet romantike me gratë, kjo vjen si pasojë e një studimi të ri të botuar në “Men and Masculinities”.
Miqësitë e meshkujve janë bërë më socialisht të pranueshme në vitet e fundit, thonë autorët e studimit, dhe kjo është kryesisht një gjë e mirë. Por ata paralajmërojnë se kjo gjë mund të çojë në lidhje më të dobëta midis çifteve të martuara ose të fejuara, madje mund të zvogëlojë gjasat që burrat dhe gratë të bashkohen fare.
Marrëdhëniet vllazërore mes meshkujve janë bërë tabu në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, thonë studiuesit e Universitetit të “Winchester-it” në Angli, për shkak të rritjes së ndjenjave homofobike dhe ndryshimit të idealeve se çfarë mashkulliteti duhet të duket.