Nuk e thonë kot që qeni është miku më i mirë i njeriut. Sipas disa studiuesve të cilët kanë marrë qenin në studim, shprehen se falë nuhatjes së tij, ai ka aftësinë të dallojë nëse një person vuan nga ndonjë sëm.undje.
Javën që kaloi studiuesit dolën në konkluzionin se qeni mund të dallojë nëse një person mbart sëmu.ndjen e Malaries nga çorapet. Madje sipas tyre nëse qeni trajnohet ka aftësinë të dallojë sëmu.ndjen tek një fëmijë pa pasur simptoma të jashtme.
Ndërsa në vitin 2015 një studim italian mori në studim dy qenë gjermanë të cilët arritën të nuhasnin në urinën e një personi sëmu.ndjen e kan.cerit të prostatës.
Gjithashtu studiuesit kanë dalë në konkluzionin se qentë janë të aftë të dallojnë dikë që është me diabet, me sëmu.ndjen e Parkinsonit si dhe me kanc.erin e gjirit.
Duke mësuar këto informacione qeni do të bëhet dhe më i vlefshëm për ju, pasi ai do ju shoqërojë në ditë të mira dhe të kë.qija.