Nëse do donin, merimangat mund të hanin gjithë njerëzit brenda vitit

Përgatituni të merrni vesh një të vërtetë shumë të frikshme (dhe pa dyshim, mjaft të neveritshme). E vërteta është se merimangat mund të hanë të gjithë, 7.2 miliardë prej nesh në vetëm një vit, nëse ata do të donin.

E gjithë kjo vjen nga një raport i botuar në Washington Post. Hulumtimi u drejtua nga Martin Nyffeler i Universitetit të Bazelit në Zvicër dhe Klaus Birkhofer i Universitetit të Lundit në Suedi dhe nga Universiteti i

Teknologjisë së Brandenburgut Cottbus-Senftenberg në Gjermani. Ata botuan gjetjet e tyre në revistën Science of Nature në mars 2017. Gjetja e tyre është shkatërruese dhe mjaft tronditëse.

Ata gjetën se merimangat e botës hanë në total diku mes 400 milionë dhe 800 milionë ton pre çdo vit.

Kjo nënkupton se ato hanë po aq mish sa hanë edhe gjithë 7 miliardë njerëzit në Tokë së bashku. Në fakt, ne konsumojmë vetëm 400 milionë ton mish dhe peshk çdo vit, që do të thotë se shpesh merimangat na e kalojnë neve në këtë aspekt.

Shkencëtarët nuk thonë se merimangat papritmas do t’i sulmojnë dhe hanë njerëzit pasi kjo nuk është në natyrën e tyre biologjike, por nëse do ta bënin, ato me të vërtetë do të mund t’i hanin të gjithë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME