Serbi-Shqipëri/Nisi “luftën”, Mitroviç: Do ta shkulja sërish “Autochtonus”

Serbi-Shqipëri nuk mund të quhet kurrë një luftë e mbyllur.

Aq më shumë pas ndeshjes së famshme të dronit, që tashmë ka hyrë në historinë e futbollit, kjo edhe për shkak të fitores së Shqipërisë në CAS, me rezultatin 3-0 në tavolinë.

Mbrojtësi serb, Stefan Mitroviç, ishte ai që ndezi episodin e një beteje të vërtetë në fushës, atë nëntor të vitit 2014, kur tërhoqi dronin me banderolën “Autochtonus” që fluturonte mbi stadium.

Së fundmi në një intervistë për “France Football”, ai rikujton edhe njëherë atë episod të ndeshjes, duke thënë se do ta bënte sërish atë veprim,

“E gjithë bota më pyet ende për të. I kam respektuar të gjithë. Nuk ishte më çështje futbolli, por politike. Ajo që doja të bëja ishte të vazhdoja ndeshjen, nuk kam menduar asgjë tjetër.

Nuk kishte asgjë në gjestin tim, përveçse bezdisja të shikoja ndeshjen që ndërpritej. Nëse do të ndodhte përsëri, unë do të bëja të njëjtën gjë”, shprehet Mitroviç.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME