Studiuesit e ndryshimeve klimatike kanë dalë në një konkluzion tepër të rëndësishëm në mënyrë që Toka të shpëtohet.
Ata kanë bërë thirrje për veganizëm global deri në vitin 2050 duke rekomanduar që secili person të konsumojë vetëm 14 gram mish në ditë.
Prodhimi i mishit është një shkak i madh i ngrohjes globale dhe po rrezikon planetin tonë, thotë studimi.
“Dëshmitë e forta tregojnë se prodhimi i ushqimit është një ndër nxitësit më të mëdhenj të ndryshimeve mjedisore globale duke kontribuar në ndryshimin e klimës,” shkruhet në artikullin e botuar për revistën britanike “The Lancet”.