Tani është e sigurtë: Meshkujt piqen në moshën 43 vjeçare, shumë më vonë se gratë

Duket se burrat në fakt janë vetëm fëmijë të mëdhenj derisa shkojnë në mesin e të 40-ave. Pra ata marrin më shumë kohë për tu pjekur se sa gratë.

E gjitha kjo doli nga një studim që nxorri se gratë piqen në moshën 32 vjeçare.

Tetë nga dhjetë gra besonin se burrat ‘nuk do të ndalin kurrë të qenurit fëminorë’ duke përmendur gjërat si lojërat, video-games, kazino, fast foodi në orët e vona e shumë huqe të tjera.

Një e katërta e grave mendonin se ishin ato që merrnin të gjitha vendimet e rëndësishme në marrëdhënie, ndërsa tre në dhjetë gra kanë përfunduar një marrëdhënie, sepse kanë humbur durimin me djalin që është tepër i papjekur.

Nuk është aspak fatkeqësi dhe trishtim megjithatë, katër në dhjetë njerëz mendojnë se papjekuria është e rëndësishme në një marrëdhënie, sepse ajo siguron që partneriteti të qëndrojë “i hareshëm” dhe t’i ruajë gjërat të freskëta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME