Megi Doçi është një emër shumë i njohur për opinionin sportiv shqiptar. Shkodrania u zgjodh si futbollistja e vitit 2018 nga
Federata Shqiptare e Futbollit, teksa në vitin që lamë pas u shpall edhe si golashënuesja më e mirë në Botë, me 84 gola.
E ftuar në “Fair Play nga Enkeleida Zeko” Doçi pohoi se futbollit të femrave i mungon reklama, ndërsa shtoi se për tu bërë më e fortë ka zgjedhur të stërvitet me skuadrën e Shkëndijës u-17 të djemve.
“Aktualisht jam në shkollë dhe nuk ka mundësi që të udhëtoj drejt Shkodrës për të shkuar të stërvitem. Kështu, kam zgjedhur të stërvitem me skuadrën e djemve,
U-17 të Shkëndijës. Provoj veten dhe më bën më të fortë për të sfiduar kundërshtarë të një rangu të lartë.
Ajo që i mungon futbollit të femrave është reklama.
Në Shkodër e kemi mbështjen e mediave, por duhet që ta kemi edhe këtu, në Tiranë.”-tha mes të tjerash Doçi.