Keisi Medini së fundmi përflitet se është në lidhje me këngëtarin e njohur Seldi Qalliu.
Kënga “S’ka dashni”, përforcoi edhe më shumë zërat se mes tyre ka diçka!
Ndërkohë herë pas herë në daljet e tyre publike, Keisi dhe Seldi e kanë mohuar ekzistencën e një romance dhe kanë pohuar se janë shumë shokë me njëri-tjetrin.
Babai i Keisit, këngëtari i mirënjohur Sabian, përgjatë një interviste për “Panorama Plus” ka deklaruar se mes tyre nuk ka asgjë.
“Sa për komentet se Keisi dhe Seldi janë çift është aludim ordiner mediatik, nga ato të tipit që ta bëjnë dajën hallë dhe hallën dajë. S’ka asgjë midis tyre.
Seldi ka qenë mik i hershëm i familjes sime, kështu që është dhe si vëllai i madh për Keisin. Por të them të drejtën, edhe po ta kisha dhëndër Seldin s’do isha në dilemë, do e kisha pranuar pa kompleks”, ka thënë ai duke qeshur.