Hawaii njihet për plazhet piktoreske dhe si një nga vendet më të dëshiruara për të kaluar pushimet. Por një stuhi e ktheu një pjesë të Aloha-s në Arktik.
Për herë të parë ishulli Maui u mbulua nga dëbora të dielën dhe kjo është një ndër gjërat më të rralla.
Ekspertët shprehen se kjo është hera e parë që ndodh në këtë vend dhe hera e parë që bien reshje në një zonë kaq të ulët.
“Është një gjë shumë e rrallë për Maui-n. Më thanë se bora mund të ishte 1.2 metër e thellë. Kjo ka një efekt të madh”, tha një ekspert.
Stuhia gjatë fundjavës solli reshjet më të dendura të borës, të shënuara ndonjëherë në këtë vend, në 1889 metër lartësi.
Disa nga banorët shprehen se doni ta shijonin, pavarësisht se sipas ekspertëve ndryshimi i kushteve të tilla klimatike që ka prekur të gjithë botën nuk është aspak një shenjë e mirë.