Ata janë përfolur shumë për një lidhje romantike, veçanërisht pasi një video ku performonin si dy të dashuruar, u publikua në Instagram.
Ajo video u bë shkas që Flori dhe Fifi të bëheshin dyshja më e preferuar e showbiz-it dhe t’i bënin fansat të mendonin se mes tyre ka më tepër sesa shoqëri.
Këngëtarja foli për atë video dhe tha se ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. As Flori dhe as Fifi nuk e kuptuan sesi doli online kjo video, por këngëtarja tha se është më mirë që ndodhi kështu.
“Në fakt ajo video është bërë në tetor të 2017 dhe ka dalë në fund të nëntorit të 2018. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”, u shpreh Fifi.
Dhe ata që e kanë ndjekur historinë e tyre e dinë shumë mirë se ç’ndodhi më pas. Fifi dhe Flori nuk ishin më miq në Instagram kjo na bëri të dyshojmë se marrëdhënia e tyre mund të mos jetë si më parë.
Dhe në fakt, Fifi dhe Flori janë ende miq dhe e kanë kaluar bashkë këtë Shën Valentinin, në studion e kantautorit.Por historia nuk mbaron me kaq, pasi në disa foto të publikuara nga dyshja shohim se Fifi dhe Flori vishen njësoj dhe kanë një gusto në njëjtë sa u përket veshjeve sportive.
Nuk është e tepërt të themi që fansat e Fifit dhe Florit, që besojnë se ata janë bashkë, na e kanë bombarduar inbox-in me foto të tyre të veshur njësoj.