Haradinaj injoron keq Edi Ramën, refuzon t’i japë dorën në përvjetorin e pavarësisë

Kryemnistri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme ne Kosovë, ku për 11-vjetorin e Pavarësisë u organizuan një sërë aktivitetesh.

Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë ka spikatur një moment pikant teksa të ftuarit dhe liderët kosovarë po sisitemoheshin. Kryeministri Edi Rama ka zgjatur dorën për të përshëndetur Rifat Jasharin dhe Ramush Haradinajn.

Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, kurse Haradinaj vazhdoi të sistemohej në vendin që i ishte rezervuar.

Këto momente janë kapur nga kamerat dhe nuk dihen arsyet se përse kryeministri i Kosovës Haradinaj e ka injoruar kryeministrin e Shqipërisë.

Së fundmi, raportet mes Ramës dhe Haradinaj janë acaruar. Kjo për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata kanë për korrigjimin e kufijve të Kosovës,

që Haradinaj e refuzon kategorikisht. Kryeministri i Kosovës disa herë i ka bërë thirrje Ramës që të mos merret me punës e brendshme të Kosovës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME