Luiza Gega u konfirmua kampione e Ballkanit në salla të mbyllura në garën e 3000 metrave.
Atletja shqiptare kaloi finishin pas 8 minutash, 56 sekondash e 4 të qintat në finalen e mbajtur të shtunën në Stamboll.
Medalje e bronzit në 400 metra për Franko Burrajn dhe përmirësim i rekordit kombëtar që tani është 47 sekonda e 64 të qintat.
Ky aktivitet është përgatitor për kampionatin Europian dhe atë Botëror.