Pina Haxhi (Vuka), “pionieria” e basketbollit shkodran

Ditë feste këto ditë në Shkodër. Ky qytet feston një ngjarje të shënuar: 100 vjetorin e krijimit të shoqnisë “Vllaznia”. Një shekull sport dhe padyshim që emrat të cilët kanë kontribuar për vite me rradhë për të, janë të shumtë.

Ajo që na bëri përshtypje është se në ekspozitën e hapur mbrëmë në Bibliotekën

“Marin Barleti” kanë qenë të pranishëm edhe dy nga veteranët e sportit në Shkodër. Pikërish Esat Bushati dhe po ashtu edhe Pina Haxhi (vuka).

Kjo e fundit është parë të jetë tepër e lumtur në kontaktet që ka patur me njerëzit e tjerë të sportit e po ashtu duke vështruar edhe fotot e shumta që ishin ekspozuar në ambjentet e Bibliotekës.

Ka parë ndër to edhe veten, bashkë me Marije Rranxin, të motrën Gita Vuka, Vitore Palokën, Gjylfere Pipën, Xhemalije Jakupin, Nina Picin, Nini Karafilin, Gjystina Palokën, Kiara Picin apo dhe trajnerët e tyre Muhamet Sokoli, Mithat Abdurrahmani etj.

Por ka parë në ato foto edhe bashkëshortin e saj, të mirënjohurin Esat Haxhi edhe si sportist por edhe si trajner i suksseshëm. Shkodra këto ditë ndjehet krenare me Vllazninë shekullore, emrin e së cilës e lartësuan në vite figura të tilla si Pina Haxhi (Vuka)

Ajo ka lindur në Shkodër më 7 gusht 1935 dhe shumë shpejt do t’i bashkohej sportit të saj të preferuar, basketbollit. Që në vitin 1949, pra 14 vjeçe, përfaqëson Vllazninë në kampionatin e parë kombëtar që do të zhvillohej në vitin 1949.

“Ka qenë shumë e vështirë në ato vite të merreshe me sport. Kishte shumë paragjykime fetare por edhe zakone prapanike të cilat nuk e konsideronin normale marrjen e femrave me sport. Megjithatë arritëm të thyenim shumë paragjykime dhe kemi përfaqësuar me dinjitet Vllazninë.

Kemi luajtur në kushte shumë të vështira, madje kemi luajtur edhe pa këpucë sepse nuk kishim dhe detyroheshim të luanim me çorape. Çfarë sakrifice megjithatë ndjeheshim mirë sepse po përfaqësonim Vllazninë, Shkodrën tonë”- thotë mjeshtrja Pina Haxhi (Vuka) në një prononcim të shkurtër për “Shkodra Sport”.

Pina luajti deri në vitin 1960 duke dhënë një kontribut të madh në ecurinë e ekipit të Vllaznisë por edhe në zhvillimin e sportit të basketbollit në vend. Por përveçse me basketboll, është marrë edhe me volejboll. Në vitin 2009 Këshilli Bashkiak Shkodër i ka akorduar titullin “Mirënjohja e Qytetit”.
Gjergj KOLA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME