Si një studente e shkencave dhe besnike e tyre, ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka besuar gjithmonë në analizat shkencore,
ka pasur përherë një natyrë të prerë, personalitet në politikë, por edhe është përpjekur që me profesionin e saj të edukojë të gjithë të rinjtë që të besojnë tek e ardhmja dhe tek ajo që vjen pas.
Një prej grave më të forta dhe më të përfolura të politikës, jashtë kësaj të fundit, në fakt, Jozefina është një grua si të gjitha të tjerat, e ndjeshme, e qetë, e mençur, një shkodrane nga ato të traditës, të cilën, ndërsa e dëgjon të flasë jo për politikë, vështirë të besosh se ka jetuar për shumë vite me të.
Mbrëmjen e sotme, në natën e parë të sezonit të dytë të “Në kurthin e Piter Panit”, ish-kryetarja e Parlamentit ishte përballë një grupi fëmijësh të rinj, “gazetarë” që, pse jo, edhe Jozefina Topallin nisën ta vënë në siklet.
Ndërsa një prej fëmijëve, Xhejson, i bëri disa pyetje zonjës Topalli, mes tyre, u ndal te njëra: A i beson fatit te filxhani?” – tha ai duke pritur një përgjigje pozitive. “Si të gjithë”, mundet.
Me të qeshur, Jozefina Topalli tha se, nuk e ka parë dhe nuk sheh filxhan, por edhe ajo, si të gjithë, është kureshtare për të mësuar çfarë pret e ardhmja.
Nuk shikon filxhan? Nuk është karakteristike për zonjën Topalli, por për shumë shqiptarë të tjerë, po. Madje, edhe për shumë personazhe të njohur.