E ka parë shumë pak duke luajtur megjithatë ka krijuar një ide rreth tij. Më së shumti kur ka drejtuar shoqatën e veteranëve të futbollit shkodran dhe në kontaktet e shumta me ish- kolegë të Muhamet Dibrës, ka mësuar shumë gjëra rreth tij.
E kemi fjalën për Ramazan Rragamin që pak kohë më parë, i pyetur nga “Shkodra Sport” në lidhje me këtë futbollist të Vllaznisë por edhe të kombëtares shqiptare të viteve ’40, do të shprehej:
“Pak e kam pa duke luajt futboll por nga kontaktet që kam patur me veteranët e futbollit dhe trajnerët që kanë punuar me të, kam kuptuar se ka qenë në lojtar shumë i shpejtë, madje ndër më të shpejtit në Shqipëri për distancat e shkurtëra.
Shumë luftarak, lojtar i sakrificës dhe stabël në lojërat e tij. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si për Vllazninë ashtu edhe për ekipin kombëtar. Ka qene nje vlere e futbollit shkodran”.
Rragami na ka përshkruar kësisoj disa nga aftësitë e Muhamet Dibrës që e bënin atë të veçantë për periudhën kur ka luajtur.
Mbetet një nga simbolet e futbollit shkodran, një emër shumë i nderuar i historisë së tij.
© shkodrasport.com