Këngëtarja e njohur, Fifi ka deklaruar në Insta Story se do të fejohet me datë 3, ose me datë 8. Fansat mendojnë se me numrin 3, ajo i referohet muajit të ardhshëm, marsit.
Duket se deklarata nuk është aspak një shaka, pasi emoji me të cilin ka shoqëruar përshkrimin janë sytë me zemra. Ky i fundit tregon se ajo vërtet do të fejohet dhe mezi po e pret diçka të tillë.
Pas këtij lajmi të papritur nga ana e Fifif, për njeriun e saj të zemrës na vjen në mendje vetëm një emër, dhe ai është emri i Flori Mumajesit. Kujtojmë se Fifi përflitet prej kohësh se është në një lidhje me kantautorin e njohur.
Pak javë më parë Fifi e pyetur për lidhjen mes tyre tha:
“Besoj që është pak si shumë private si temë… por gjithsesi neve besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma!”- tha ajo.
Dyshimet se ata janë çift shtohen edhe më, pasi së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto në Instagram, ku pas saj shfaqet një mashkull me kurriz, i cili sipas ndjekësve është Flori Mumajesi.
“E dua zërin tënd!”- shkruan ajo krah fotos.