Në një marrëdhënie apo beqar? Flori Mumajesi tregon statusin e tij

Ndërsa prej kohësh po përflitet për një romancë të mundshme me Kejsi Tolën, e ndonjëherë dhe me Fifin, Flori Mumajesi sapo tregoi statusin e tij.

Kantautori publikoi një video gazmore në Insta Story, ku në qendër të vëmendjes është ndryshimi i stilit të jetesës së një djali pas ndarjes, të cilit i rikthehet liria.

Atij i rikthehet profili i Instagramit dhe tashmë mund të pëlqejë çdo foto që shikon, përfshirë dhe ato të vajzave të zhveshura, ndërsa shprehet: “Sa mirë ndihem që u riktheva”.

Në fund video mbyllet me një personzh, që interpreton Perëndinë, i cili thotë: “Mirë se erdhe në botën e beqarëve”.

Këto janë edhe fjalët që ka shkruar në mbishkrimin e videos këngëtari, si një mënyrë për të treguar se tani është zyrtarisht beqar.

Por nga ana tjetër mund të jetë duke shprehur dhe që ka vuajtur nga xhelozia e ish-it, prej të cilës ndoshta sapo është ndarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME