Greta Koçi qenka shumë xheloze për kunatin: “Kur vjen Genci në shtëpi…

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do të martohen shumë shpejt ndërsa dyshimet janë që dasma të ndodhë brenda vitit.

Dy këngëtarët rrëfyen javën që shkoi për marrëdhëniet që kanë me familjet e secilit. Genci u dha fund lajmeve që prindërit e Enit nuk kanë qenë dakord për lidhjen e tyre, duke treguar se shkon shumë mirë me familjen e Enit.

Për këtë gjë u pyet edhe Greta Koçi në intervistën për “Mos i fol shoferit” në Ora News, dje mbrëma, ku foli për marrëdhëniet e familjes me dhëndrin e parë në shtëpi, sidomos sjelljen e nënës së saj.

Greta Koçi pranoi të jetë xheloze për marrëdhënien që familja e saj ka me dhëndrin e ri:

“Me Gencin kemi raporte shumë të mira, po e fus dhe unë veten në këtë raport sepse jam vajza e madhe e shtëpisë. Na respekton shumë, e respektojmë shumë. Dua të thëm që kur vjen Genci, mamaja ime i hyn çdo gjëje me themel, gatuan gjërat më të mira. Dhe unë i them, moj ti, kur të të vijë dhëndri i madh, do bësh kështu? Do bëj thotë, do bëj dhe më shumë”.

Nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo pasi me sa ka treguar, këngëtarja është beqare dhe ende nuk e ka gjetur shpirtin e saj binjak.

Kështu u shpreh ajo në Instagram pak ditë më parë, kur u pyet nga një ndjekëse se kur do të zyrtarizojë fejesën.

“Me kë? Që të zyrtarizosh fejesën duhet të kesh një individ që t’i japësh këtë status. Po unë s’kam. Di ndonjë gjë ti që s’e di unë që jam e zonja e punës? “, iu përgjigjet Greta duke treguar statusin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME