Dramat e të rinjve shqiptarë që po provojnë gjithçka për ikur nga vendi

Agjencia e lajmeve “AFP” i ka kushtuar një artikull një 27-vjeçari shqiptar. Në këtë artikull shkruhet se i riu ka tentuar të shkojë në Angli me një kamion të mbushur me lodra për fëmijë.

Në këtë artikull shkruhet se pasi doli nga vendi i tij i fshehur brenda një kamioni të mbushur me lodra për fëmijë në një port britanik, Alban Tufa pa policinë dhe e kuptoi se përpjekja e tij për të hyrë në vend kishte dështuar.

Ai qëndroi në Angli vetëm dy javë, më pas u dërgua me avion në Shqipëri. Kjo gjë ka ndodhur gjashtë vite më parë, kur Albani ishte vetëm 21 vjeç.

Albani është shprehur kështu:

Në fshatrat shqiptare, të gjitha familjet kanë një anëtar që emigrim, kështu që e bëra provë dhe unë.”

Por edhe sot që ai është 27 vjeç sërish dëshiron të largohet nga Shqipëria. Për të vendi ynë sundohet nga një regjim autoritar.

Kurse një student tjetër Armando Xhaxho është shprehur kështu:

Shumica e miqve të mi kanë emigruar … sepse ata nuk shohin një të ardhme këtu, nuk shohin asnjë punë këtu, nuk ka cilësi të studimeve. ”

Albani sot ndjek studimet master për gazetari, por ai ende do të largohet. Dhe nuk është vetëm ai që kërkon të largohet nga vendi,

sepse sipas një sondazhi e Gallup për vitin 2018, 60 për qind e shqiptarëve dëshirojnë të largohen nga atdheu i tyre, një shifër që renditet e katërta në nivel global.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME