Shpëtojnë nga akulli një qen, zbulimi shokues kur e futën në makinë

Duket si një nga ato përrallat e frikshme, ajo që iu ka ndodhur tre personave që punonin në ndërtim këtë të enjte, të cilët u përfshin në një shpëtim të pazakontë.

Ngjarja vjen nga Estonia, ku Rando Kartsepp, Robin Sillamae dhe Erki Vali, panë diçka që po lëvizte në një liqen artificial të ngrirë.

Të kuriozuar ata u afruan dhe panë diçka që ngjante me qen, duke lëvizur mes akullit.

Ata menduan që ta shpëtonin, duke e masazhuar dhe duke e fshirë.

Kështu “qeni” i mbuluar i gjithi nga akulli, dukej se po e merrte veten. Ata e morën në makinën e tyre dhe lajmëruan ndihmën e shpejtë.

I qetë si qengj, ai u tha, u ngroh dhe rrinte qetë si të ishte gjëja më normale në botë.

Por kur u dërgua te veterineri, u zbulua se qeni në të vërtetë ishte ujk, por se për shkak të të ftohtit ekstrem, ishte dobësuar. Pas ndihmës së marrë ujku e mori veten, ndërkohë që do lihet shumë shpejtë i lirë në natyrë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME