Disa foto të shkrepura nga Italia tregojnë një dritë në qiell që të krijon përshtypjen sikur po sheh Jezusin të mbuluar nga drita.
Pamjet janë marrë nga Alfredo Lo Brutto nga Agropoli, i cili pati shansin që të fotografonte pamjet e habitshme të krijuara mbi det në një perëndim dielli.
Forma, e krijuar nga një re dhe rrezet e diellit që po perëndonte, siguruan një spektakalël të vërtetë ditën e premte.
Pas postimit të fotove në internet, të shumtë kanë qenë ata që e kanë krahasuar formën e krijuar në qiell me statujën e famshme “Christ the Redeemer”, që ndodhet në Rio de Janeiro, Brazil.
Alfredo u shpreh:
U magjepsa nga pamja. Unë nuk ndaj shpesh foto në mediat sociale, por kur e shkrepa këtë, direkt mendova se duhet ta shohin edhe njerëz të tjerë, sepse ishte kaq e bukur.”