Festuat datëlindjen e 40-të? Gëzuar, tani duhet të kujtoheni më shumë për kujdesin për veten tuaj.
Prandaj sot po iu sjellim disa këshilla të thjeshta që duhet t’i ndjekë çdo femër në të 40-tat e saj për të patur një lëkurë të re dhe një trup perfekt.
Ushqimi
Ushqimi është çelësi i jetës së shëndetshme duke nisur nga linjat trupore, shëndeti dhe mirëmbajtja e lëkurës.
Të tre këto parametra të rëndësishëm janë të varur nga një ushqim i pasur me proteina, vitamina, sidomos vitamina D e cila ruan shëndetin e kockave dhe lëkurës.
Pa harruar fibra të cilat duhet të jenë të përfshira në çdo dietë ushqimore për të ruajtur një metabolizëm në gjendje optimale.
Gjumi
Nëse doni të keni një lëkurë njësoj si një 20-vjeçare, rregulli i artë është gjumi.
Duhet patjetër të keni një regjim gjumi të ekuilibruar. Në këtë mënyrë do t’u thoni lamtumirë rrudhave dhe rrathëve të bezdisur.
Mirëmbajtja dhe aktiviteti fizik
Lëkura duhet të pastrohet patjetër dy herë në ditë. Mos harroni përdorimin e kremit hidratues i cili është një element i domosdoshëm përgjatë gjithë jetës suaj.
Aktiviteti fizik duhet të jetë i ekuilibruar dhe ushtrimet duhet të kenë një guidë të cilën ju nuk duhet ta anashkaloni asnjëherë.