Kafet janë vendi i preferuar i shqiptarëve. Kjo për faktin se kohëzgjatja në këto vende çlodhëse ku mund të takohesh me shoqërinë apo të çlodhesh zgjat relativisht shumë.
Në krahasim me popujt e tjerë të botës, shqiptarët shpenzojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre në kafe.
Nëse do të krahasoheshim me italianët, mund të themi që jemi larg e larg, për faktin se ata e pinë kafen e mëngjesit në këmbë dhe nuk humbin kohë për t’iu përveshur punës.
Një rast tipik shqiptari u ka rënë në sy edhe disa pronarëve në një kafe në Francë.
Këtë fenomen ata e kanë vënë re dhe janë detyruar të ngjisin në murin e lokalit një tabelë ën shqip duke ndërgjegjësuar shqiptarët, që nuk mund të rrinë ulur për një orë dhe të porosisin vetëm diçka.