Ajsi Xhaxhaj është një nga aktoret shqiptare e cila vitet e fundit ëhstë komentuar gjatë në media për jetën e saj private.
Së fundmi ajo ka qenë pjesë e filmit shqiptar “Dashuria s’mjafton”, ku ka luajtur rolin e të dashurës së Drilon Hoxhës.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” aktorja ka folur për skenat e sikletshme në film, që sipas saj ishin momentet kur duhet të puthte Drilonin.
“Sigurisht që skenat e puthjes. Unë me Drilonin kemi një miqësi prej pese vitesh. Dhe kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin në një mënyrë ndryshe. Kur bëhej fjalë për skenat e puthjeve gjithmonë i kërkonim falje njëri-tjetrit më parë e më pas putheshim. Kjo ishte shumë qesharake.