Ndërprerja e kampionatit, Vllaznia luan sot një miqësore ndaj një ekipi të Superligës

Vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për të mos luajtur asnjë ndeshje këtë fundjavë, ka prishur disi planet e të gjithë ekipeve të cilët ishin bërë gati për të luajtur takimet e tyre për kampionat.

Të gjendur në një pozitë të tillë, shumë prej ekipeve kanë menduar ta zëvendësojnë ndeshjen zyrtare me ndonjë përballje miqësore për të mbushur këtë boshllëk të krijuar.

Kështu ka vepruar edhe Vllaznia e cila ditën e sotme do të luajë një ndeshje me ekipin e Laçit. Ajo do të luhet në qytetin e Laçit dhe do t’i shërbejë trajnerëve Lika e Prenga për të mbajtur në tonus futbollistët.

Kuptohet që kjo miqësore do t’i shërbejë mjaft kuqebluve të cilët kanë një kalendar të favorshëm në kampionat dhe do të presin në Shkodër fillimisht Dinamon dhe më pas edhe Besëlidhjen.

Nuk përjashtohet mundësia që ndeshjet zyrtare të rinisin të mërkurën që vjen dhe për këtë arsye, stafi shkodran po e shfrytëzon në mënyrën e duhur miqësoren e sotme ndaj Laçit për të parë edhe njëherë gjendjen e futbollistëve.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME