Prekëse/Humbi të ëmën në ditën e tij të lindjes, Eno Popi i përlot të gjithë me dedikimin për të

Në qershor të 2017-ës, moderatori i njohur shqiptar, Eno Popi, duhej të festonte ditën e lindjes, por ajo u shndërrua në ditën më të trishtë, pasi po atë ditë u nda nga jeta nëna e tij.

Nëna e Popit vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe nuk mundi ta mposhtte dot.

Dhe pikërisht sot, në 8 Marsin e dytë pa të ëmën, Eno e ka kujtuar atë përmes një fotoje mjaft prekëse.

Moderatori shfaqet duke i mbajtur dorën të ëmës në foton e publikuar në Instagram, ndërsa shkruan: “Diku në parajsë ajo po qesh!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME