Aktorja e njohur e humorit Marjana Kondi ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin e së dielës në Top Channel.
Ajo ka folur për karrierën e saj si aktore dhe jo vetëm. E pyetur nga gazetari Ervin Kurti se si shkon me krushkën e saj, Marjana ka rezervuar një përgjigje epike.
‘Kam marrëdhënie shumë të mira, krushka ime është shumë e mirë dhe gatuan në mënyrë fantastike. Gjithmonë njëherë në javë unë kam racionin e saj të byrekut dhe në verë likon’, tha aktorja.