Jonida Maliqi është këngëtarja e zgjedhur që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong këtë vit.
‘Ktheju Tokës’ është një këngë mjaft e ndjerë për jetën e shqiptarëve që janë dashur të përballen me emigracionin. Pak minuta më parë, Jonida ka publikuar edhe videoklipin prezantues të këngës. Ajo shfaqet me një fustan ngjyrë bezh të punuar nga stilisti Ardi Asllani. E gjithë fabula e këngës pasqyrohet më së miri mes flakëve dhe ujit.
Këngëtarja pritet të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj.
Më herët Jonida ka treguar se këngën do ta mbajë në gjuhën shqipe, duke qenë se dhe vetë muzika përmban shumë elementë tradicionalë shqiptarë.
Kujtojmë që ‘Eurovision’ do të organizohet në Tel Aviv të Izraelit, për të shpallur fituesin mes 42 vendeve konkurruese në 18 maj.