Nga Shqipëria vetëm lajme “t` mira”

Duke dëgjuar një këngëtare të Shqipërisë, më tingëlloi shumë keq një varg nga kënga e saj : “Me mua mos , se pa ty po sos” . E mendova ndoshta është shprehje e familjes së saj , e lagjës ku jeton, e qytetit nga vjen apo e dr.eqit të ma.llkuar.

Pastaj nga ajo që shkruhet dhe si shkruhet në mjediset publike të Shqipërisë ( për fat të keq edhe këto të Kosovës pa një pa dy i kopjojnë, sepse duan të flasin si në Shqipëri ), të vjen me vjellë .

Unë nuk jam gjuhëtar profesional, nuk marr rrogë në asnjë institucion shtetëror por ato që ta vrasin syrin dhe ta shurdhojnë veshin , ato të bëjnë që t`i frikohesh së ardhemes së gjuhës sonë,

por filozofi gjerman Martin Hegger ( 1889- 1976 ): “Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”. E po ,nuk po i ua lë vetëm atyre ;se ata po flenë ; e nuk po shohin se gjuah shqipe po tjetësohet nga të folurit dhe nga të shkruarit tonë.

Shembujt janë me mijëra, të humbin në gjithësinë e pa kufizuar të gjuhë sonë të lashtë:

“Rama ‘qeras’ me 15 milion euro Vlahutin.” “ENEA ka xhiruar vrasjen e Konstandinos Kacifa”, “ Qeni i Putin frikon Merkel “. “ Putin i dhuroi Trump , një ”, dhe si të tilla janë me miliona.

“Ne kemi këtu institucione kulturore të shumta ( në Kosovë, pra fxh )më shumë sesa që duhet. Kemi universitete më shumë sesa që duhet, por nuk kemi një vend që mund ta quajmë mbrojtës te kësaj fryme vendore. Universiteti sigurisht që ka dështuar për këtë punë. Institucionet,

p.sh. këtu po shoh disa punonjës të institucionit albanologjik, këtij institucioni i mungon vetëm minarja dhe nuk është institucion shkencor. Prandaj ne nuk kemi çerdhe kulturore dhe kjo është dështuese shumë.”( Ag Apolloni )

Çka të themi për në Shqipëri? Turpi i zotit- e kishte thënë një kosovar .
Unë si malok i Kosovës, e e kisha shtuar që Universitetit të Tiranës, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve kulturore të

Shqipërisë iu mungojnë nga dy minare të larta sa asaj të xhamisë së Kumanovës, iu mungojnë kupolat e kishave greke, iu mungon ndjenja e shqiptarisë, tek e fundit ata duhet përzënë nga vendet e punës. Më mirë hiq së f`lliqt !

A lexojnë ndonjë herë burrat e dheut shtypin a e shohin se si shkruhet? Pse asnjë nga ata nuk na ngreh veshin , jo me dorë por me publikime të përditshme dhe t`i thuhet një herë e përgjithmonë, STOP kësaj fortune të pa mëshirëshme ndaj gjuhës shqipe.

Zotërinjve iu bëj me dije se si sot shkruhet “shqip” e ata nuk shohin. Si shembull shumë të pa përgjegjesi ndaj gjuhës shqipe e mora këtë artikull : “Hapat e përgatitjes se djathit” e shkruar diku në dreq të mallkuar.:

“Djathërat përgatiten duke koaguluar kazeinën e qumështit …. qumështi përdoret i pa pasterizuar për të mos prekur karakteristikat organoshqisore të produktit përfundimtar…. Baktereve laktike u kontrollohet funksioni acidifikues….. si fraksione të azotuara,….

Qumështit I hidhen kultura specifike mikrobiale….. Për të zhvilluar fermentimin homolitik dhe heterolitik…. enzima që hyjnë në punë gjatë maturimit; …Në 37-38°C veprimtaria e acidit laktik mezofil ngadalësohet, dhe ngrohja ndërpritet për të kontrolluar aciditetin, etj, etj.

Dikush mund të më thotë se ndoshta është udhëzim “profesional”, edhe më keq kur ata profesora e ligjërojnë shqipen ashtu si iu teket. Thjesht, ata nuk dinë shqip!

E dua gjuhën shqipe se stërgjyshërit ma kanë lënë; e dua gjuhën shqipe sepse dua që edhe stërnipërit dhe stërmbesat tona ta flasin. Nuk dua që ata të më mallkojnë që gjuhën e të parëve nuk ua lash trashëgim.

E dua gjuhën shqipe se si një gjuhë e perëndisë më tregon që jam ndër të parët e kësaj ane, sepse gojë pas goje e brez pas brezi më bëri atë që jam, që të dallohem nga të tjerët, që të ma kenë lakminë të tjerët për gjuhën që e flas dhe të krenohem mbi të tjerët.

Gjuha e jonë e lashtë shqipe nuk është kujtim i harruar që duhet të ruhet në muzetë e botës; por një përgjegjësi e madhe ndaj të parëve dhe ndaj atyre që vijnë pas e kanë për të ardhur deri sa të jetohet jeta.

Unë nuk jam gojëtar e as shkrimtar,as gjuhëtar e as shkencëtari gjuhës ;por e flas atë sepse kështu më fliste im at dhe ashtu i flas edhe tim bir.

Petro Zheji shkruante ”Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë, pellasge u thoshin më parë, më së fundi Shqipëtar, gjuha që e flisnin perënditë atë e flisnin dhe pellasgjitë, atë e kanë dhe Shqiptaret siç e kishin dhe të paret”

Ç`po ndodhë tani? ”E mjera shqipe, ç`i punojnë e s`ka gjuhë të ankohet” ! S`ka gjuhë se kishte për të na mallkuar; s`ka duar e shkelma se kishte për të na sh.kelmuar ! Jemi të vetëdijshëm se ç ‘jemi duke i bërë? E dimë ne se vik.timat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës?

Emrat në rasën gjinore shkruhen me nyjë të përparme :i, e, të, së . Të shkruajmë: dyqani i luleve, dyqanit të luleve apo dyqani luleve , dyqanit luleve. Rrethi i Tiranës, Rrethit të Tiranës apo Rrethi Tiranës, rrethit Tiranës. Shtëpive të fshatit , mbjelljeve të vjeshtës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME