Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin ‘ Pesë pyetjet nga Babaramo’ ka komentuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Spiropali është shprehur se pavarësisht këtij vendimi, opozita do të futet në zgjedhjet lokale.

Sipas saj, e majta po bën gjithçka dhe se për negociatat është në dorën e tyre.

‘Opozita besoj që ka filluar përgatitjet për zgjedhjet. Besojmë që Basha dhe Kryemadhi do të vendosin kandidatët për bashkitë. Urojmë që opozita të fillojë sa më shpejt për zgjedhjet lokale.

Të sulmosh Kryeministrinë dhe deputetet është e papranueshme. Opozita nuk po bën detyrën. Ka një tentativë për destabilizimin e vendit, por besoj që tani edhe me mbështetjen e partnerëve, opozita është ndërgjegjësuar që protestat e dhunshme nuk janë zgjidhje.

Ne po bëjmë gjithcka është në dorën tonë për negociatat. Ata të zgjidhin cështjet e tyre të brendshme dhe të vijnë zgjedhje’, tha Spiropali.