Pas 10 ditësh do të luhet në Shkodër ndeshja e shumëpritur Shqipëri- Turqi me të cilën do të hapen edhe eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2020. Padyshim që kemi të bëjmë me një takim që pritet me interes dhe dëshira është e madhe që kombëtarja kuqezi ta nisë mbarë për të synuar më pas kualifikimin për herë të dytë në këtë eveniment të rëndësishëm të futbollit europian.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit prej ditësh ka nisur shitjen e biletave për këtë ndeshje dhe çmimet janë të zakonshmet, ato që kanë qenë edhe më përpara në ndeshjet me Spanjën dhe Italinë.
Përveçse “online”, biletat janë duke u shitur çdo ditë edhe në sportelin pranë stadiumin “Loro Boriçi” dhe sipas informacioneve që mësojmë, shitja e biletave sidomos këto 2-3 ditët e fundit ka pësuar një rritje të dukshme.
Diçka normale në fakt sepse afrimi I ditës së ndeshjes, do të shtojë edhe interesin për këtë takim dhe shkodranët kanë mundësinë që të sigurojnë biletat që tani për të mos humbur mundësinë e ndeshjes së sfidës Shqipëri- Turqi më 22 mars në “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com