Ka aq shumë dyoksid karboni në atmosferë saqë thjesht mbjellja e pemëve nuk do të jetë e mjaftueshme për të shpëtuar njerëzit nga ngrohja globale, tregon një studim.
Kohët e fundit u gjetën se pemët e reja mund të thithin dyoksidin e karbonit më mirë se pyjet e lagështa tropikale, të cilat duket se janë një dozë lajmesh të mira.
Por kërkimet kanë gjetur se nuk ka hapësirë të mjaftueshme në tokë për të mbjellë sasinë e pemëve që do të duheshin për të kryer uljen e vërtetë të emetimeve të karbonit.
Është llogaritur se nëse mbillen 1.7 miliard hektarë pemë, mund të hiqen 3 miliardë ton karbon të atmosferë çdo vit, sipas Business Insider.
Kjo është rreth 10 për qind e asaj që njerëzit lëshojnë çdo vit, ndërsa shifra shkon deri në 40 mld ton.
Shkencëtarët shohin pemët si zgjidhje potenciale për të larguar dyoksidin e karbonit nga atmosfera nëpërmjet procesit të fotosintezës. Pemët e përdorin materialin për të formuar karbohidratet që përdoren në strukturën dhe funksionin e bimëve. Pemët gjithashtu lëshojnë oksigjenin përsëri në atmosferë si një efekt anësor.
Por 1.7 miliardë hektarë pemë do të ishin ekuivalente me të gjithë SHBA-në.
Dhe mbjellja e shumë pemëve do të mbulonte gjysmën e tokës që përdoret për kultivimin e të mbjellave në mbarë botën, plus tokën që ne përdorim për banesa, ndërsa popullsia vazhdon të rritet.
Kështu, studimet kanë gjetur se kjo zgjidhje mund të çojë në uri për njerëzit.