Shumë rrugë nëpër botë janë të emërtara me emra qytetesh shqiptare, si rruga e Durrësit, Elbasan, Shkodër, Vlora, etj. Rrugë këto që gjenden në Amerikë, Francë, Kanada, në Itali, por si janë emëruar kështu? Duke qenë se shumë emigrantë shqiptarë janë të shpërndarë nëpër këto vende, mund të jetë edhe kjo arsyeja, apo ndoshta edhe ndonjë emër mund të jetë edhe rastësi, trasmeton Gazeta Metro.
Në një qytet në jug të Kilit me emrin Hualpën, shumë rrugë kanë emra shqiptarë si “Rruga e Dibrës” por ka edhe disa rrugë të tjera me emra qytetesh shqiptare.
Në gjuhën spanjisht kishte “Rruga Durrësi”, “Rruga Berat”, “Rruga Elbasan”, ”Rruga Shkodra”, “Rruga Tirana”, (Google diku e jepte gabim “Triana” por në vazhdim po të ndiqet rruga, më poshtë në hartë del e qartë, “Tirana”)”, “Rruga Vlora”, (Valona) etj.
Edhe në Francë kemi të tilla emërtime si, ”Rue d’Albanie” gjithashtu në Kanada, në Afrikën e Jugut, Cape Town dhe deri në Filipinet, Itali, dhe në Amerikë.
”Albania Street’ ose “Albania Avenue”, ndodhet në Amerikë, ndërsa në Itali në disa qytete ka emra shqiptarësh të rrugëve, në Romë ka edhe “Piazza Albania”. Në Londër ka rrugë me emrin Shkodër, ”Scutari Road”