Bajern po mendon të largojë Nojerin, në “fokus” portieri nga Italia

Bajerni i Mynihut po mendon seriozisht për të zëvendësuar kapitenin dhe portierin gjerman, Manuel Nojer. Drejtuesit dhe tifozët bavarezë janë të pakënaqur me formën e portierit gjerman, i cili gaboi jo pak në ndeshjen ndaj Liverpulit.

Goli i parë i shënuar nga të kuqtë erdhi jo vetëm për meritë të Manesë, por edhe prej daljes së gabuar të Nojerit, i cili bëri shumë pak për të ndihmuar skuadrën të kalonte në fazën e ¼-ave.

Mediat italiane kanë raportuar se kampionët e Gjermanisë kanë hedhur sytë drejt portierit 20-vjeçar të Milanit, Xhixhi Donaruma. Ata janë gati t’i ofrojnë një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon për ta bindur italianin.

Donaruma është përfolur edhe në të kaluarën për një kalim në Mynih, por Milani nuk ka pasur dhe nuk ka qëllim të heqë dorë nga gardiani i portës. Kështu, Bajerni duhet të mendojë për një zgjedhje tjetër.

Por, i sigurt duket largimi i Manuel Nojerit, i cili nuk po gjen formën e mëparshme. Kujtojmë se shtatlarti gjerman u dëmtua në sezonin e kaluar, duke mos luajtur për më shumë se 9 muaj me Bajernin.

Por trajneri i kombëtares, Joakim Lëv, vendosi gjithsesi t’i besonte atij një vend në portën e Gjermanisë. Se si shkuan ngjarjet të gjithë e dinë tashmë, me “Pancerat” që u eliminuan në fazën e grupeve dhe, pse jo, vetëm për faj të Nojerit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME